Nuk pranojnë t'u prishet muri rrethues (pa leje) i shtëpisë, vëllezërit nga Shëngjini rrahin në detyrë 2 policët bashkiakë

20 Shkurt 2020, 18:14

LEZHË - Dy efektivë të policisë bashkiake të Lezhës janë dhunuar për shkak të detyrës dhe janë goditur me sende të forta nga dy vëllezër, ngjarje e ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Shëngjinit. Policia ka arrestuar dy vëllezërit A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin, ndërsa efektivët që u lënduan morën trajtim mjekësor në spital.