Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 709 qytetarë, 703 pa maskën mbrojtëse

24 Mars 2021, 16:13

Policia e Shtetit gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos zbatimit të masave anti-COVID ka gjobitur 709 qytetarë.

611 qytetarë janë konstatuar pa maskën anti-COVID dhe 92 persona janë kapur teksa udhëtonin me mjete private me persona me të cilën nuk kishin asnjë lidhje familjare apo meje të transportit publik, pa vendosur maskën mbrojtëse.

Për sa i përket orës policore, gjatë 24 orët e fundit e kanë shkelur 4 persona dhe si pasojë janë gjobitur.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, policia ka konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.