Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 790 qytetarë në 24 orët e fundit

18 Mars 2021, 15:12

Policia e Shtetit gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 790 qytetarë.

689 qytetarë janë evidentuar pa maskën mbrojtëse dhe si pasojë janë gjobitur me masën administrative prej 3.000 lekësh, ndërsa 101 janë kapur teksa po udhëtonin me mjete private m persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik pa maskën anti-COVID.Policia ka ngritur sërish apel për qytetarët se duhet të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancën social, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.