Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 791 qytetarë! 695 prej tyre pa maskën mbrojtëse në 24 orët e fundit

10 Mars 2021, 15:07

Policia gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobit 791 qytetarë.

695 qytetarë janë konstatuar pa maskën mbrojtëse, ndërsa 96 prej tyre kanë qenë duke udhëtuar në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa maskën mbrojtëse.