Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 863 qytetarë pa maskën mbrojtëse, 3 shkelën orën policore

12 Mars 2021, 14:47

Policia e shtetit për shkak të mos respektimit të mbajtjes së maskës anti-COVID ka gjobitur 863 qytetarë, 100 prej të cilëve janë evidentuar teksa udhëtonin me automjete me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo me mjetet e transportit publik pa maskën mbrojtëse.