Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 997 qytetarë në 24 orët e fundit!

26 Shkurt 2021, 14:58

#reportTV #lajmeshqip #lajme Policia gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 997 qytetarë. 983 qytetarë janë konstatuar pa maskë dhe janë ndëshkuar me masën administrative prej 3.000 lekësh. Ndërkohë 150 prej tyre kanë qenë duke udhëtuar me automjete private me persona që nuk kishin asnjë lidhje gjaku.Gjatë 24 orët e fundit 11 qytetarë janë gjobitur nga policia pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. Ndërkohë me masën administrative prej 1.000.000 lekësh janë gjobitur 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Njoftimi i plotë i Policisë: Policia e Shtetit Ndëshkohen me masë administrative 997 qytetarë që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit. 983 prej tyre janë ndëshkuar me masën 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.