'Nuk trembem unë, më ka mbajt gjaku im', protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në Bashkinë Vorë

25 Qershor 2020, 10:07 | Përditesimi i fundit: 2020-06-25 10:08:36

Tension në Vorë. Në mungesë të një përgjigje nga ana e zyrtarëve të Bashkisë, protestuesit kanë tentuar që të hyjnë me forcë në zyrat e Bashkisë.  Uniformat blu nuk kanë lejuar një gjë të tillë, çka ka shkaktuar disa momente tensioni mes policisë dhe banorëve. COVID-19 duket se nuk ekziston fare, ku protestuesit nuk janë të pajisur me maska, e as nuk ruajnë distancën e sigurisë.