TIRANE - Çfarë mendojnë qytetarët për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian? Report Tv pyeti disa prej tyre. Ata ndajnë përgjegjësinë mes forcave politike shqiptare dhe problemeve të brendshme të BE.
“Të gjithë bashkë janë fajtorë mendojë unë, kuptohet një pjesë është edhe e Evropës që ka ato problemet e veta të brendshme. Ata që nuk i hapën e kanë fajin. Kush nuk i hapi negociatat, qeveria apo Macroni? Nëse Macroni është kryeministri i këtij vendi atëherë është i qeverisë sonë faji.
Politika shqiptare është në radhë të parë fajtore, e nis me kryeministrin Edi Rama, Lulzim Basha dhe të gjithë udhëheqësit politik të Shqipërisë.
Tani sipas atyre që kemi dëgjuar, ata (Bashkimi Europian) kanë problemet e tyre, por edhe qeveria jonë, në radhë të parë ne.