Nuk u lejohet të dalin nga shtëpia, Posta Shqiptare ngre njësinë e re për t'i ardhur në ndihmë pensionistëve/ JA NUMRAT

29 Mars 2020, 16:45

Posta Shqiptare me qëllim për të sqaruar pensionistët ka ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme, Njësinë e përqendruar të Ankesave për qytetarët, e cila do t'u vijë në ndihmë pensionistëve të cilët do të duhen të marrin pensionin në shtëpi. Nga nesër kësaj kategoria nuk i lejohet të dalin pasi janë kontigjenti më i rrezikuar nga koronavirusi. Sipas postës kjo njësi e re do të shërbejë si urë kominikimi mes pensionistëve dhe zyrave postare ku më parë kanë tërhequr pensionin.