Nuk u lejua të shkonte në varrimin e motrës, vëllai i Brunilda Kovaçit tenton sërish vetëvrasjen... këtë herë me detergjent

14 Janar 2020, 15:52

BERAT- Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit ka tentuar sërish vetëvrasjen në burgun e Beratit, ku vuan dënimin për vrasjen, vetëm tre ditë pas tentoi t'i jepte fund jetës duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojes, teksa motra e tij përcillej për në banesën e fundit.

Ditën e sotme ai ka pirë detergjengjet, dhe pasi është dërguar në spital ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Shpëtim Kovaçi mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk iu dha leja për të marrë pjesë në funeralin e së motrës, Brunilda Kovaçi, trupi i pajetë i së cilës mbërriti në Berat në datë 11 Janar, pasi u vra në Francë natën e Krishtlinjes. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për vrasje 8 vite më parë.