Nuk u takuan kurrë/ Flet i fejuari i vajzës që u zhduk bashkë me kunatin: Mund të jenë hedhur në det, policia italiane qëlloi drejt tyre

8 Nëntor 2019, 23:28

TIRANE- Reagon për herë të parë në emisionin “Pa Gjurmë”, ish- i fejuari, Enver Jahaj i Luljeta Memqaj, Reshat Memqaj, humbur më 1999. Jahaj tha se ai personalisht atë kohë ka udhëtuar në drejtim të Italisë për të  pritur vëllain dhe nusen. Ai tha se personi që do t'i niste nga Vlora me skaf i ka rrëfyer se rrugës mund të kenë hasur disa probleme. Policia italiane ka bërë thirrje që të ndalojnë. Pas kësaj thirrje disa janë hedhur në det dhe vetëm ata që kanë ditur not, kanë shpëtuar.

"U nisa prej Gjermanisë në drejtim të Italisë, në Brindisi. Por datën kur ata janë nisur nuk e di saktë, nuk ma kanë treguar, pasi vëllai më tha që është prishur anija dhe nuk e dijmë fiks kur do të nisemi, në mbëmje apo në mëngjes. Kam komunikuar me Ilir Brokën, personin që do t'i niste nga Vlora. Në fakt ata e kanë patur për t'u nisur nga Durrësi me traget, jo nga Vlora, mirëpo i kanë mashtruar, i kanë çuar në Vlorë.

lir Broka më ka thënë se do të niseshin me skaf nga Vlora, dhe prej atij momenti nuk jam lidhur më me vëllanë. Pas 2 ditësh, jam lidhur në celular me Ilir Brokën dhe me tregoi se ishin nisur me skaf për në Itali, por gjatë rrugës policia italiane  kishte bërë thirrje të ndalonin dhe pas disa thirrjesh, pala italiane  kishin qëlluar në drejtim të tyre. Dhe kush ka ditur not-më tha, ka shpëtuar, kush nuk ka ditur është mbytur aty.Kam kërkuar infromacione në gjykata, polici dhe kampe por nuk ka patur asnjë infromacion në lidhje me ta", tha ai.

Ndërsa Xhaxhai i Reshatit, Osman Jahaj, tregoi se ai gjithashtu ka ardhur në Shqipëri ato vite së bashku me babain e Enverit dhe kan shkuar në Vlorë:

Së bashku më vëllain tim, të ndjerin shkuam në Vlorë dhe i gjetëm shtëpine edhe Ilir Brokës, por ai na nxorri një kushuririn e tij dhe na tha të njëjtin informacion që Iliri i kishte dhënë në celular Enverit. Por, sipas policise së Tiranës, asnjë incident me Guardia Di Finanza nuk ka ndodhur në atë kohë.Ndërkohë në “ Pa Gjurmë” mbërrin një foto ekskluzive  e Luljeta Memqaj nga një dëshmitare nga Gjermania. Nëna e Luljetës shprehet se pvavarsisht gjithçkaje, ajo e ka falur Luljetën dhe shpreson të kthehet në shtëpi.", tha  Osman Jahaj.