Nuk zbardhi autorin e djegies me acid të 25 vjeçares, Gjykata Europiane gjobë 14.720 euro Shqipërisë

12 Gusht 2020, 16:11

Djegia me acid e shtetases Dhurata Tërshana 11 vite më parë në Sheshin ‚Nënë Tereza‘ në Tiranë dhe moszbardhja e këtij krimit 11 vite më vonë i ka kushtuar Shqipërisë një dënim nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Vendimi është dhënë një javë më parë më 4 gusht ku gjykata ka vendosur të dënojë me 14.720 euro shtetin shqiptar. Sipas gjykatës, Tërshanës në këtë rast viktimë e sulmit me acid i janë shkelur të drejtat dhe për 11 vite institucionet shqiptare duke bërë përgjegjëse prokurorinë dhe policinë kanë dështuar të zbardhin krimin. Në deklarimet e saj Tërshana e cila më 29 korrik 2009 ka qenë duke ecur me shoqet e saj pranë Sheshit ‚Nënë Tereza‘ kur është sulmuar me acid duke pësuar djegie në 25% të trupit dhe vetëm pas 14 ndërhyrjeve kirurgjike të bëra jashtë vendit ka mundur të shpëtojë. Ajo është shprehur se s‘ka mundur të njohë agresorin dhe konflikti i vetëm që ka pasur ishte me ish bashkëshortin shtetasit me iniciale E.A. Por edhe pse ky shtetas është arrestuar asokohe, por kurrë nuk u provua autorësia e krimit. Një tjetër detaj që ka sjellë penalizimin e Shqipërisë me vendimin e 4 gusht 2020 është edhe prania e gjurmëve të gishtrinjëve të autorit të këtij krimi, por kjo provë thotë gjykata s‘është vlerësuar nga institucionet shqiptare. Një tjetër pikë e konsideruar shkelje nga gjykata europiane është fakti se nuk është kryer asnjë ekspertizë kimike për acidin e përdorur me argumentin se s‘kishte ekspertizë, dhe për këto viktima s‘ishte informuar në asnjë fazë të hetimit. Ndërsa me këtë vendim të parë për moszbardhjen e këtij krimi drejtësia europiane ka vënë një gurë për të lehtësuar dhimbjen nga moszbardha e krimit ga autoriutetet shqiptare për Tërshanën e cila sot është 36 vjeç.