Nuk zbatohet urdhri i AKU-së për paketimin e frutave! Tregtarët: Problem të moshuarit! Qytetarët: Rregulli na shpëton

25 Mars 2020, 16:28

Autoriteti Kombëtar Ushqimor në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19 ka kërkuar të gjitha subjekteve që tregtojnë fruta-perime, ti paketojnë apo ti mbulojnë ato me qëllim shmangien e kontaktit apo spërklave të mundshme gjatë të folurës apo teshtitjes së personave. Nisur nga ky urdhër ReportTV bëri një vëzhgim në disa prej tregjeve të fruta perimeve në qytet e vendit ku u vu re se në pjesën më të madhe të tyre ky urdhër nuk është zbatuar nga tregtarët. Në kryeqytet tregtarët duket se e kanë marrë më seriozisht këtë urdhër teksa shprehen se janë të hapur përballë kësaj mase të ndërmarrë por kërkojnë një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve. Gjithashtu ka dhe nga ata tregtarë që kërkojnë që procesi paketimit duhet të kryhet nga tregtarët e shumicës dhe malli të vijë i ambalazhuar.