Nuk zbatuan masat anti-COVID, gjobiten 2.978 qytetarë! 2.959 pa maskën mbrojtëse

16 Mars 2021, 14:56

Policia e Shtetit gjatë 4 ditëve të fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 2.978 qytetarë.

Gjatë kontrolleve të policisë 2.959 qytetarë janë evidentuar pa maskën mbrojtëse dhe prej tyre 390 janë konstatuar duke udhëtuar me automjete private me persona të cilët nuk kishin lidhje familjare apo mjete të transportit publik pa maskën anti-COVID.

Me masën administrative prej 10.000 lekësh janë gjobitur 16 qytetarë të cilët kanë shkelur orën policore.

Gjatë 4 ditëve të fundit janë ndëshkuar edhe 3 subjekte të cilat ushtronin veprimtari në kundërshtim me protokollet e sigurisë.