Nuk zbatuan masat anti-COVID, gjobiten 809 qytetarë, 709 prej tyre pa maskën mbrojtëse, 6 shkelën orën policore në 24 orët e fundit

17 Mars 2021, 16:09

Policia e Shtetit gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 809 qytetarë.

709 qytetarë janë evidentuar pa maskën mbrojtëse, prej të cilëve 91 janë kapur teksa po udhëtonin me mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo me mjete të transportit publik pa maskën anti-COVID.