Numër rekord pushuesish nga Kosova në Morinë: Kemi marrë masat për COVID-in, vijmë të heqim stresin

18 Korrik 2020, 08:24 | Përditesimi i fundit: 2020-07-18 12:06:01

Te panumërta ishin mjetet dhe qytetarët e Kosovës që kaluan kufirin për në Shqipëri. Pika kufitare e Morinit u ngarkua qe në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug...