Numërimi për kandidatët/ Thyejnë herësin deri tani Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend

29 Prill 2021, 13:58 | Përditesimi: 29 Prill 2021, 13:58

TIRANË-Numërimi i votave për kandidatët ka ecur me ritme të shpejta, pasi edhe pak kuti kanë mbetur për t'u numëruar në 6 qarqe, ndërsa në 6 qarqe të tjera ky proces është mbyllur. Surpriza u krijuar në Shkodër, ku Ilir Beqaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, ndërsa në Elbasan  Luçiano Boçi ka thyer herësin duke u renditur në listën fituese. E njëjta gjë vihet re edhe me Fatmir Xhafajn dhe Ornaldo Rakipi në listën e PS-së në Tiranë, të cilët kanë thyer herësin dhe janë ndër dy më të votuarit. Në Tiranë Pandeli Majko dhe Mimi Kodhelin rrezikojnë mandatin.

Ndërsa në PD ajo më i votuari është Lulzim Basha i ndjekur nga Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi. Ajo që vihet re është se qytetarët nuk kanë votuar Sali Berishën, liderin historik të PD duke marrë mbi 5 mijë vota edhe Monika Kryemadhi  mbi 1800 vota. Procesi është mbyllur zyrtarisht në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Berat dhe Gjirokastër.  

Në Tiranë listën e PS e kryeson Fatmir Xhafaj, pasur nga Belinda Balluku dhe Ornaldo Rakipi. Xhafaj dhe Rakipi kanë thyer tashmë herësin, duke u futur në Parlament me vota preferenciale.  Në PD lista kryesohet nga kryetari Lulzim Basha, ndjekur nga Agron Shehaj dhe kreu FRPD-së Belind Këlliçi. Ndërsa Berisha është më pak i pëlqyeri.

Në qarkun e Durrësit po ashtu numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputet është drejt fundit. Në PS beteja vijon e fortë mes Edi Ramës dhe Rrahman Rraja të cilët lëvizin me pak vota mes tyre, ndërkohë që në PD me e votuara rezulton Andia Ulliri.

b.ha./Shqiptarja.com