“Numëruesi Ristani të niset në SHBA” ironia e qytetarit: Është specialist,e nxjerr Trumpin president

5 Nëntor 2020, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2020-11-05 14:34:35

Jo pa ironi e dha mendimin e tij një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv për garën presidenciale në SHBA. Ai tha se për në Amerikë duhet të niset urgjent numëruesi Arben Ristani se ai është specialist dhe e nxjerr Trumpin president. Zotëria iu referua kohës kur Ristani ishte në krye të KQZ-së dhe vendimin që dha në vitin 2011-të në garën Basha-Rama për Bashkinë e Tiranës.