Numri i lartë i shtrimeve/ Nisin përgatitjen për zbrazjen e Sanatoriumit, do rikthehet në spital COVID! Pacientët do të transferohen te ish- kirurgjia në QSUT

13 Korrik 2020, 15:42

Ditën e sotme kanë vijuar përgatitet për të rikthyer spitalin "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet si Sanatoriumi në COVID/2. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pacientët që janë shtruar aktualisht te Sanatoriumi dhe që po kurohen për sëmundje të ndryshme do të transportohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e COVID/3.