Numri i pacientëve të shëruar dyfish më i lartë se i të infektuarve, 7 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

30 Prill 2020, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 14:37:44

Numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i të infektuarve, njofton Ministria e Shëndetësisë. Janë konfirmuar 7 raste pozitive, nga të cilat 3 në Krujë, 2 në Tiranë dhe 2 në Shkodër duke çuar në total numrin e të prekurve në 773 raste. 

"Si çdo ditë, ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus. 
Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19. 
Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste. 
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470. 
Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.