Nuredin Dumani i nxori emrin në ngjarjet kriminale/ Sekuestrohet pasuria me vlerë 5 milionë euro e Gentian Sharrës, i dënuar më parë për trafik droge

10 Qershor 2022, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2022-06-10 14:59:35

 

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se janë sekuestruar pasuritë me vlerë rreth 5 milionë euro të Gentian Sharrës dhe babait të tij. 

"Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale, bazuar në materialin procedural të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë  Elbasan në Prokurorinë e Rrethit Elbasan, gjatë vitit 2021 dhe në vijim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Illegal assets” dhe është bërë sekuestrimi i pasurive në emër të shtetasve Gentian  Sharra dhe Mustafa Sharra.    

-Gentian  Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”.  
 
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022, ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra.