Nxënës e mësues nën ethet e COVID, si po zhvillohet mësimi: Po përpiqemi ta menaxhojmë

23 Tetor 2020, 22:25

Mësimi në kushtet e pandemisë së Covid-19 i ka detyruar mësuesit dhe nxënësit që tu përshaten disa rregullave të reja siç është mbatja e maskës, distancës, grupe me më pak nxënës në klasa si dhe mësimi me turne. Sot do të marrim përjetimin e disa prej tyre për të mësuar se si po shkon procesi mësimor.

Marketa Derka që jep lëndës e gjuhës shqipe dhe letërsinë për nxënësit e klasave të 10-ta në gjimnazin “Besnik Sykja” mësimin e nis në orën 08:00 dhe e përfundon në orën 15:00.  Ajo tregon se ndodhen në një situatë të vështirë, por përpiqet ta menaxhojë.

“Për ne në turnin e parë është shumë herë më e lehtë realizimi i orës së mësimit, nxënësit janë më në kontroll, e kemi më të lehtë të përcjellim dhe ta marrim feedback-un nga nxënësi por sigurisht që duhet të pranojmë që në pjesën edytë të turnit të mësimit kemi më tepër lodhje fizike por që po përpiqemi që ta menaxhojmë. Mbledhjet janë zhvilluar gjithmonë në ambiente të hapura. Unë ndihem e rrezikuar kudo që shkoj, ndihem e riskuar në cdo pjesë të ditës time mirëpo nëse unë do ti nënshtrohem kësaj pjese i bie të stopoj rregullin tim të jetës”- tha mësuesja Marketa Derka.

Sonela Borizani mësuese e matematikës,  thotë se fillimisht ishte e vështirë mbajtja e distancës tek të rinjtë por pavarësisht kësaj është e mendimit se më e mira do të ishte që mësimi të vazhdojë  në shkolla.