Nxënësit në Kosovë rikthehen në auditore! Më 1 tetor edhe në Meqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

14 Shtator 2020, 14:31

Ditën e sotme MASH ka propozuar që më datën 14 shtator të fillojnë mësimin klasat 0, 1, 2, 3, 6, 10 ndërkohë që klasat 4 dhe 5 të fillojnë mësim të kombinuar.

Në fazën e dytë, më 21 shtator, do nisë mësim i kombinuar për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, dy ditë në shkollë dhe tri ditë online në distancë.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të jetë shumë strikte në vlerësimin e masave, respektimin e udhëzuesve e protokolleve ANTI COVID për të ngritur disiplinën dhe për ta ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve dhe të qytetarëve të Kosovës.

Në Maqedoninë e Veriut mësimi pritet të fillojë me 1 Tetor. Në të gjitha shkollat fillore mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike.

Për nxënësit e tjerë, viti shkollor do të fillojë online, në kuadër të së cilës po përgatiten edhe në mënyrë të përshpejtuar në përgatitjen e platformës së vetme kombëtare online për mësim në distancë.

Mësimi parashikohet të zhvillohet nga ora 7 deri në 20, mbajtja e maskës është e detyrueshme,  ruajtja e distancës prej të paktën 1,5 metra

Në 1 tetor do të rihapen shkollat edhe në Malin e Zi, për klasat nga 1 deri në të 6 mësimi do të jetë në shkolla ndërsa për grupin tjetër mësimi do të vazhdojë online.

Orët e mësimit do të jenë 30 minutshe ndërkohë që për filloren do të ketë vetëm 4 orë mësimi në ditë, për shkollat e mesme 6.

Mësimi online në Malin e zi do të zhvillohet edhe në Shqip edhe në gjuhën malazeze.