Nxënësit realizojnë videon sensibilizuese: Mbajtja e maskës ruan shëndetin tonë dhe të prindërve tanë

1 Shtator 2020, 21:37

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, në Tiranë kanë realizuar një video sensibilizuese për mbajtjen e maskave në shkollë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Nxënësit shprehen se mbajtja e maskës në kushtet e pandemisë së COVID-19 është e domosdoshme sepse ruan shëndetin e tyre dhe prindërve të tyre.