Nxirren katër trupa të pajetë në Kënetë

28 Nëntor 2019, 17:38

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat në vilën 4 katëshe të shembur në zonën e Kënetës katër trupa të pajetë. Ata janë pjesëtarë të familjes Lala, disa prej të cilëve janë nxjerrë më herët të pajetë. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për persona të tjerë nën rrënojat e godinës së shembur.

  •