Nxirren në mes të bulevardit dhe u vihet flaka 3 koshave të mbeturinave në Elbasan! Autorët ende të paidentifikuar

3 Prill 2021, 07:24

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Elbasan disa persona ende të paidentifikuar kanë nxjerrë në mes të bulevardit koshat e mbeturinave dhe u kanë vënë flakën.

Ngjarja ka krijuar frikë të banorët e zonës por menjëherë kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses dhe policisë dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit lirimin e bulevardit.