Nxirret i pajetë një 54-vjeçar nga rrënojat e hotel 'Mira Mare' në Durrës

28 Nëntor 2019, 14:49

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat e hotel Mira Mare në Durrës, trupin e një 54-vjeçari. Kërkimi i këtij 54-vjeçari është bërë me ngulm edhe nga pronari i objektit i cili ka thënë se viktima ka qenë brenda në momentin kur është shembur ndërtesë. Ndërkohë dyshohet se ende nën rrënoja të jenë edhe dy persona të tjerë.