'Nxirret nga agonia 'Rruga e Kombit'/ 82 mln euron investime që do të mbushin boshllëqet e trashëguara

3 Tetor 2019, 10:11

Vijon puna për rehabilitimin e plotë të Rrugës së Kombit. Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme një video-informacion lidhur me investimin e bërë për nxjerrjen nga agonia të kësaj rruge e cila mundëson plotësimin e boshllëqeve të trashëguara, garantimi e sigurisë dhe mirëmbajtjen cilësore në çdo stinë të vitit.

Ky projekt parashikon 45 milionë euro investime për mirëmbajtjen e Tunelit të Thirrës, përforcim të urës së Skurajt mbi lumin Mat, vendosje nga e para e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.Kjo rrugë gjithashtu do të pajiset me sensorë meteorologjikë të kushteve atmosferike në kohë reale dhe kamera inteligjente që të observojnë 24 orë në 7 ditë të javës. 27 milionë euro janë parashikuar edhe për ndërtimin e Urës së re mbi Drin. Projekti gjithashtu parashikon përfundim të nyjes së Kalimashit, ndërtim i nyjes hyrëse-dalëse në Manëz dhe ndërtim i shtresave aslfaltike.

    No videos found.