Nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorit dhe i shiste me dokumente false, arrestohet administratori i firmës private

19 Shtator 2020, 10:04

BERAT- Një muaj hetime kanë çuar në pranga 36-vjeçarin, administrator i një firme private që nxirrte pllakave dekorative në malin e Tomorrit. Në pranga ka rënë A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar.

Shqiptarja.com mëson nga burime zyrtare se 36-vjeçari nxirrte në mënyrë të kundërligjshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.