'O çupkë, o budallaçkë', peshkatarit vlonjat i bie breshka në rrjetë, ai e liron

31 Maj, 10:58

VLORË-Breshka Carreta Carreta, e cila është shtuar shumë në brigjet e Vlorës, së fundmi ka ngecur në rrjetën e një peshkatari që kishte dalë në detin Adriatik.

Në varkë, nga zërat dallohet që janë dy persona, një burrë e një fëmijë i vogël, i cili thotë se "ka ngecur në rrjetë, është e njëjta që zumë para një jave". Breshka mendon se peshkatari do ta vrasë dhe përpiqet që të shpëtojë nga kthetrat e rrjetës, por burri do thjesht që të marrë rrjetën e tij dhe ta lërë të lirë atë.Peshkatari i drejtohet breshkës që është rrjeta e tij dhe mos ta kafshojë, derisa t'i heqë këmbën e ngecur. Në fund ai arrin që t'ia heqë rrjetën nga këmba dhe ajo largohet e lirë në det.

Kategori të tjera