'O plakë mos u mërzit, çdo na bëjë policia ne?' Çifti i të moshuarve në parkun e Fierit: Virusin nuk e kemi frikë fare

6 Prill 2020, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 11:52:59

Urdhri i autoriteteve për pensionistë, që duhet të qëndrojnë në shtëpi nuk po zbatohet nga të gjithë. Një nga ata janë edhe një çift të moshuarish në Fier, që sot kanë dalë në park, pasi kanë shkuar në spital për t'u mjekuar. Më konkretisht zonja e cila për më tepër thotë se nuk ka aspak frikë nga koronavirusi. E pyetur përse qëndron në park e moshuara përgjigjet:

"Ku të vete unë që jam bërë operim, ja vajta u operova. Ne nuk vëmë maskë, frikë nuk kam fare. Iku mosha e frikës. Ku do vetë unë tani më? Ku?"

Ndërkohë bashkëshorti i të moshuarës shprehet se edhe pse është i vetëdijshëm për rrezikun nuk ka frikë nga policia:

"O plakë mos u mërzit. Kjo është 83 vjeç, ndërsa unë jam 88. Ne i kemi të gjitha, me diabet, me të tëra. Ne jemi lebër. E dimë që nuk lejohet, por ç'do na bëjë policia ne. Kemi djemtë, por janë ndarë, jemi vetëm."