Këtë pasdite kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Thumanës, së bashku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa prej orëve të paradites atje ndodhet zv.kryeministri Erion Braçe. Familjarët që kanë shpëtuar janë ende në ankth dhe të dëshpëruar, të mbajtur nga një fije shpresë se në mesin e rrënojave, të afërmit e tyre të zemrës do të dalin gjallë. Një grua e cila ka prej mëngjesit që pret të mësojë për fatin e vëllait të saj dhe nuses së tij, ka shpërthyer në lot ankti dhe frike për të mësuar fatin e të dashurve të saj. Nëse do të kisha mundësi - thotë ajo - do të ndërhyja vet për të parë nëse janë mirë ose jo. Por operacioni për shpëtimin e personave nën rrënoja është i vështirë për shkak se tre pallate në Thumanë thuajse janë rrënuar totalisht, dhe po punohet me mjete të posaçme për të mos rrezikuar asnjë nga personat që mund të jetë i mbijuetuar. Gruaja thotë se ka nën rrënoja vëllain e saj Pëllumb Gregu dhe nusen e tij Çelike Gregu.
'O shpirt i motrës, o pëllumb'Më nxirrni vëllanë me nusen! Gruaja përlotet në krahët e Ramës
No videos found.