Objektiv vendi i tretë, sonte Shqipëria ndaj Moldavisë

14 Tetor, 10:40

Kombëtarja zbret sonte sërish në fushë. Ndeshja me Moldavinë është një test i rëndësishëm për të lënë pas zhgënjimin pas humbjes në Turqi, për të kërkuar vijimësinë dhe për të testuar ndonjë futbollist të ri gjithmonë nëse tekinku Reja do u japë mundësinë.

Në 20:45 në “Stadionul Zimbru”  në kryeqytetin Kishinau luhet Moldavi-Shqipëri. Kundërshtarët e mbrëmjes së sotme janë të fundit në grupin tonë kualifikues dhe në katër përballjet e mëparshme Shqipëria nuk ka humbur asnjëherë ndaj Moldavisë. Kombëtarja do kërkojë fitore për vendin e treë në grupin H dhe tekniku Reja sqaroi dje në konferencë se nuk parashikon të bëjë shumë ndryshime në formacion:

Kërkoj një reagim nga futbollistët. Nuk e nënvlerësojmë aspak Moldavinë. Nëse të gjithë rikuperohen nuk kam në plan të ndryshojë asgjë por meqë ndeshjet janë afër diçka edhe mund të ndryshoj. Unë jam i gatshëm të rinovoj por për këtë duhet të pyesni Presidentin Duka”.

Megjithëse Reja ka thënë se nuk do të bëjë ndryshime në formacion është mësuar se ndonjë ndryshim edhe mund të ketë ku nuk është çudi që titullar të shihen Berisha, mbrojtësi Kumbulla apo edhe Abrashi në mesfushë.Në dy ndeshjet e tjera të grupit tonë Franca pret Turqinë dhe Islanda luan ndaj Andorrës.

Kategori të tjera