OBSH dhe BE promovojnë Italinë: Nuk është vatër epidemie

27 Shkurt 2020, 14:11

OBSH ka promovuar Italinë dhe është shprehur se "Autoritetet po zbatojnë masa në përputhje me strategjinë globale për infeksionin e koronavirusit. Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për të frenuar panikun dhe lajmet e rreme.

"Nuk ka nevojë për panik. Autoritetet italiane po zbatojnë masa që janë në përputhje me strategjinë globale të kontrollit. Për ta bërë këtë, qeveria duhej të merrte masa të vendosura, të forta dhe të sakta,"-tha Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën.

Edhe Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides, nuk i ka kursyer vlerësimet teksa falenderoi Ministrin e Shëndetësisë, Mbrojtjen Civile dhe gjithë operatorët për masat e vendosura shumë shpejt, për të zvogëluar kërcënimin e virusit".

Fjalë vlerësuese shprehu ajo edhe për kryeministrin Conte i cili sot në Napoli do të diskutojë temën e koronavirusit edhe me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Diskriminimi i italianëve në Europë dhe kufizimet e tyre jashtë vendit "nuk janë situata të pranueshme", - tha Conte.

Në të njëjtën linjë është edhe Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Ai tha se "Të gjithë pacientët e spitali Spallanzani në Romë janë shëruar, se e vërteta është e rëndësishme e duhet thënë dhe se Italia është një vend i besueshëm". Objektivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme - tha Di Maio, është të luftojmë lajmet e rreme "që mund të ndikojnë në vendimet e autoriteteve shëndetësore të partnerëve tanë në lidhje me programet e udhëtimit dhe punës së qytetarëve të tyre.