OBSH/ Europa e lodhur nga pandemia Covid, vaksina jo futboll politik

19 Shtator 2020, 12:34

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën Hans Henri Kluge është shprehur se Europa po shfaq shenja lodhje nga pandemia kurse të rinjtë po rriten gjithnjë e më të zhgënjyer prej masave të distancimit shoqëror, mbajtjes së maskave dhe bllokimet për të luftuar përhapjen e virusit.

Ai gjithashtu theksoi se lufta kundër Covid është shumë larg nga përfundimi dhe se mosmarrëveshjet shkencore rreth përdorimit të maska dhe vaksinimit - nuk duhet të trajtohen si "një lloj futbolli politik", megjithse pranoi se "nuk është e lehtë që të gjithë të jenë në një mendje gjatë gjithë kohës.”