OBSH: Gati teste që diagnostikojë COVID-in për 15-30 minuta! Do kushtojë 5 dollarë

29 Shtator 2020, 13:57

OBSH paralajmëron se do të shpërndajë një test i cili mund ta diagnostikojë koronavirusin brenda pak minutash dhe sipas tyre  do ta zgjerojë në mënyrë dramatike testimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme

Testi prej 5 dollarësh mund ta transformojë gjurmimin e COVID-19  në vendet më pak të pasura, që kanë mungesa të punëtorëve të kujdesit shëndetësor dhe të laboratorëve.