OBSH kundër trajtimit të COVID-it me plazmë, ekspertët: Nuk jemi të sigurt për suksesin e saj

24 Gusht 2020, 19:22

Lajmi që SHBA, kanë autorizuar  përdorimin e plazmës konvaleshente për trajtimin e të infektuarve me Covid-19, ka ngjallur shqetësim tek OBSH, raporton BBC.  OBSH, është treguar tejet i kujdesshëm  duke e përshkruar atë si një trajtim eksperimental. Ata deklarojnë se duhen marrë në konsideratë edhe efektet anësorë të cilat mund të variojnë nga të lehta në të rënda.