OBSH vendos maskat me detyrim, Tirana 'harron' virusin! Baret dhe rrugët të mbushura me njerëz pa maska

6 Qershor 2020, 19:49 | Përditesimi i fundit: 2020-06-06 20:38:42

COVID-19 për qytetarët Shqiptar thuajse nuk ekziston. Të grumbulluar me miq dhe familjarë, qytetarët nuk respektojnë as distancimin social dhe as nuk janë të pajisur me maska apo doreza.

Të vetmit persona që shikon me maska në rrugët e kryeqytetit janë të moshuarit duke qenë se janë edhe më të rrezikuarit për tu infektuar me virus.