Oerd Bylykbashi : U pranua propozimi ynë i 3-të, ky kod nuk lejon tjetërsimin e votës

24 Qershor 2020, 22:07

"U pranua propozimi i tretë duke u siguruar garanci që KQZ-ja të mos ketë persona që të jenë të inkriminuar politikisht. Dakordësia e datës 5 qershor do të jetë e plotë. Garancitë të jenë të plota dhe qeveria të mos prekë administrimin e zgjedhjeve. Në ditët në vijim do të trajtohen çështje , do të përfundojë draftimi i tyre. Besoj që me mbledhjen e sotme kodi zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet. Opozita do të sigurojë rrotacionin politik", tha Bylykbashi.