Ofensiva turke në Siri, zgjatet edhe me 150 orë të tjera armëpushimi në Sirinë veriore

23 Tetor, 12:31

Në fund të bisedimeve 7-orëshe në Soçi në Rusi, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan deklaruan se kanë vendosur një zgjatje të armëpushimit prej 150 orësh në veri të Sirisë si një mundësi shtesë për tu dhënë kohë kurdëve të tërhiqen bashkë me armatimet nga e ashtuquajtur ‘zona e sigurisë’ prej 30 km larg nga kufiri turk.

Zgjatja e armëpushimit gjithashtu do tju japë mundësi forcave turke dhe atyre ruse në terren të vendosen përgjatë një brezi prej 10 km përgjatë kufirit dhe të nisin partullimet e përbashkëta, të rëna dakord në mëmorandumin e nënshkruar midis dy liderëve.

Brenda zonës 10 km do të përfshihet edhe Kobane, qyteti kryesor kurd në Siri, i cili do të administrohet ushtarakisht nga forcat turke dhe ruse, nga frika e infiltrimit të militantëve arabo-sunnitë, autorë të krimeve të rënda në zonat e pushtuara tashmë.

Luftëtarët kurdë nga ana e tyre kanë deklaruar se kanë përfunduar tërheqjen nga ‘zona e sigurisë’, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë por ende nuk është e qartë nëse ata do ta pranonojnë këtë tërheqje të përgjithshme.

Kategori të tjera