Oferta misterioze e farmacive, krimi ekonomik nis hetimet! Pas investigimit të Report Tv, në sitë kompania 'Health Empire' dhe CEO

4 Korrik 2020, 11:43

Pas investigimit të Report Tv dhe denoncimit të urdhrit të farmacistëve për biznesmenin 18-vjeçar me ofertën misterioze ndaj farmacive, për t'i blerë ato deri me 8-fishin e fitimit vjetor krimi ekonomik nis hetimet dhe sekuestron dokumentacion pranë bankave të nivelit të dytë dhe qendrës kombëtare të bizneseve. Hetuesit dyshojnë se kjo është një skemë ku 18-vjeçari është përdor si biznesmen fiktiv, ndërsa të tjerë persona fshihen pas tij.