OFL ka më pak se 39 ditë afat dhe për këtë arsye Policia e Shtetit, institucionet e hetimit dhe politika janë duke diskutuar disa versione mbi fatin e kësaj strukture. Deri në vendimmarrjen finale, Report Tv sjell një bilanc ku nga shkurti i 2020 deri në 5 nëntor 101 kërkesa kanë kaluar për sekuestro, 22 janë refuzuar, 30 i janë kthyer policisë për plotësim dosjesh e të tjerat janë në proces.