OFL drejt mbylljes/ Nga 16 dhjetori s'dërgon më formularë! 589 subjekte deklaruan pasurinë

28 Dhjetor 2020, 18:03

Në datën 16 dhjetor OFL ka dërguar formularët e fundit të deklarimit të pasurive, edhe pse tre ditë kohë ka mbetur për përmbylljen e këtij Akti Normativ. Në datën 31 dhjetor mbaron afati i OFL, por kjo nuk nënkupton mbyllje të hetimeve në SPAK. Ky i fundit do të marrë kohën e nevojshme për dosjet.