OFL 'piketon' 2 trafikantë droge! Shqiptari me 10 emra dënuar në Spanjë, 920 mijë € pronë në Gjirin e Lalzit! Në sitë edhe vëllai i Lazes së Elbasanit

25 Shkurt 2020, 15:55

TIRANË - Operacioni "Forca e Ligjit" u ka dërguar me shkrim kërkesën për të deklaruar pasurinë, dy personave të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. 

Ata janë, Kreshnik Budlla nga Durrësi i cili asktualisht ndodhet i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe Fation Laze, banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.