OFL u kërkon të justifikojë pasurinë të dënuarit përjetë në kërkim për vrasje dhe trafikantit bashkëpunëtor me policë e doganierë

4 Mars 2020, 15:11

TIRANË - Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, Jani Aliajt, Katan Bahorjas dhe Florenc Tresës. 

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.