OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë dy vëllezërve të dënuar për trafik droge! Njëri u mor peng në Tiranë

6 Mars 2020, 15:02

TIRANË - Dy vëllezër të dënuar për trafik të lëndëve narkotike janë vënë në sitën e Operacionit Forca e Ligjit dhe kanë 48 orë për të deklaruar pasurinë. Auto-deklaratat e tyre do t'i dërgohen më tej Prokurorisë së Posaçme ku pritet që brenda 15 ditëve të merret vendimi për sekuestro nëse a ka dyshime se pasuritë janë vënë nga burime të paligjshme.