Oketa: Dogjëm mandatet se pengonim reformën në drejtësi! 2 vite më pas nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese! Keqardhje për PD-në e fragmentarizuar

2 Nëntor 2020, 18:39

Për ish-deputetin e PD-së Gazmend Oketa, djegia e mandateve nga ana e opozitës ishte një hap i rëndësishëm pasi ata po përballeshin me akuzat e pengimit të reformës në drejtësi.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se edhe pas largimit të tyre nga parlamenti, ende sot nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, pra reforma nuk ka prodhuar asgjë.