Okulistja për Report TV: 80 % e vizitave kryhen online, si të mbroni fëmijët nga ekranet

13 Prill 2020, 14:20 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 16:45:36

Në kohën kur COVID-19 ka mbyllur njerëzit në shtëpi dhe autoritete shëndetësore rekomandojnë që fillimisht pacientët të konsultohen online apo përmes telefonit, kjo gjë ka vlejtur edhe për personat që kanë probleme me shikimin.

Nora Burda, okuliste në qendrën shëndetësore nr. 9 Tiranë, se gjatë kësaj kohe janë shtuar ndjeshëm konsultat online dhe telefonatat dhe janë më të pakta vizitat në zyrë.80 % e vizitave kryhen online dhe janë të pakët pacientët që vijnë këtu. NË ditë kemi rreth 14-16 telefonata edhe të dielave. Ndërsa 4-6 vizita në ditë kërkojnë konsultë në zyrë pasi janë dhe raste që kërkojnë trajtim", tha Burda për Raport TV duke theksuar se në çdo rast ruhen masat higjienike me maska dhe doreza dhe ruhet distanca.