Oliver Varhelyi: Brukseli, partner strategjik i Ballkanit! Po rriten interesat turke, ruse dhe kineze në Rajon

11 Shtator 2020, 17:09
  1. Tashmë dihet se ambiciet e Turqisë dhe Rusisë po përqendrohen në rajonin strategjik të Ballkanit. Për të mos përmendur interesat në rritje të Pekinit, i cili, me ‘Rrugën e re të Mëndafshit’, synon të ketë një rrugë hyrjeje të privilegjuar në tregun Europian.

    "Ballkani Perëndimor është një përparësi absolute për Komisionin Europian. Ata i përkasin BE-së dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim” – Kështu u shpreh Ursula Von Der Leyen në muajin maj, duke shënuar një pikë kthese në strategjinë e Brukselit.