Një projekt ambicioz me nismë të aktorit të humorit, Bes Kallaku, ku protagonist do jetë edhe Olsi Bylyku po xhirohet prej disa muajsh.
Në qendër të “Falco” do të jetë personazhi i mirënjohur “Skifteri” dhe filmi do të jetë i bazuar në realitetin e përditshëm që prek çdo shqiptar. Olsi Bylyku tregon për eksperiencën tij në këtë film:
Kam një personazh shumë interesant ka qenë një eksperiencë shumë e paharrueshme, njoha fushë tjetër të aktrimit, ishte komplet tjetër gjë, në filma të tjerë do jem edhe më mirë. Në film duhet të jesh i qetë, ishte eksperiencë e paharrueshme, ishte një personazh shumë interesant, nga ato hajdutë që ndërron shtëpi, lahet në dush, skenate tjera nuk dua t’I tregoj po I lë surprizë, por si nga ana profesionale është fantastik. Besi po ashtu nuk bërtet kurrë, është shumë i qetë.”, thotë Olsi.
Në filmin “Falco” do të jenë pjesë personazhe të njohur të ekranit shqiptar, si: Bleona Qereti, boksieri Krist Prenga, Cikalleshi etj. Regjia e filmit i është besuar regjisorit të talentuar Eduart Grishajt.